Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Zvicra e tij në grup me Kosovën, Granit Xhaka ÇUDIT me fjalët

Shkruar nga NEWSPORT
Zvicra e tij në grup me Kosovën, Granit Xhaka ÇUDIT me
Granit Xhaka

Granit Xhaka dhe Zvicra e tij njohën ditën e djeshme rivalët në kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç Sllovenisë dhe Suedisë, në grup me Xhakën është edhe përfaqësuesja e Kosovës.

Pas shortit ka folur vetë mesfushori shqiptar. Në fakt ky i fundit ka çuditur me fjalët duke e cilësuar grupin të vështirë, pavarësisht se Zvicra ishte në vazon e parë dhe në grup nuk ka asnjë kombëtare “big”.

Ndërkaq, ndeshjen përballë Kosovës, Xhaka e quan mjaft të veçantë dhe të bukur, si për të dhe familjen e tij.

“Grup shumë i lezetshëm, por i vështirë. Kosova ka një skuadër të fortë dhe sigurisht është gjithmonë një ndeshje e veçantë dhe e bukur për mua dhe familjen time”, është shprehur Granit Xhaka.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga