Kosova ka marrë një tjetër trepikësh tepër të vyer për llogaritë e grupit C2 në Ligën e Kombeve.
Dardanët shkatërruan me shifrat e thella 3-0 Qipron. Një duel i dominuar totalisht nga skuadra e Franko Fodes, që gjeti golat me autor Amir Rrahmanin në pjesën e parë dhe Krasniqi e Sahiti në të dytën.
Fitore komode e Kosovës që tashmë blindon vendin e dytë në grup. Pas 4 sfidave, Kosova numëron 9 pikë, 3 më pak se Rumania kryesuese.
Rumunët janë edhe rivalët e ardhshëm, ndaj të cilëve synohet hakmarrja për atë humbje të pak ditëve më parë.
Vendi i parë është objektiv real për Kosovën, pasi do përkthehej edhe jo vetëm në ngjitjen në Divizionin B të kompeticionit, por edhe një mundësi për të luajtur raundet play-off të Kupës së Botës 2026.
30' | Nah bruh, a defender doing these kinda things must be illegal!
— Kosovo Football ???????? (@FootballKosovo) October 15, 2024
???????? [1]-0 ????????
⚽ Amir Rrahmani#KOSCYP | #UNL pic.twitter.com/aSie312P9Q
Goal ???????? Kosovo 2-0 Cyprus ????????
— Toni (@Footballfan0088) October 15, 2024
Ermal Krasniqi#KOSCYP #NationsLeague
pic.twitter.com/UfCwEi0nRM
Emir Sahiti scores his first goal for Kosovo, glad to see him doing well even if he's not at Hajduk anymore!pic.twitter.com/YCZ2key3Qx
— Croatian Football (@CroatiaFooty) October 15, 2024