Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Në prag të ndeshjes Angli – Shqipëri, ylli i Kombëtares “sorollatet” tap në alkool rrugëve të Newcastle

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Në prag të ndeshjes Angli – Shqipëri, ylli i
Jack Grealish

Ylli i Kombëtares angleze, Jack Grealish është filmuar në një gjendje tepër të turpshme. Duke dalë nga një lokal në Newcastle, Grealish shihet i alkoolizuar, madje nuk e mbajnë dot as këmbët.

Kjo video po bën xhiron në rrjet, me shumë tifozë që kanë “kryqëzuar” sulmuesin anglez, i cili shihet në këtë gjendje në prag të kualifikuesve të Botërorit. Kujtojmë se këta të fundit, Anglia do t’i nisë pikërisht kundër Shqipërisë më 21 mars në stadiumin “Wembley”.

Në krahun tjetër, sulmuesi i Manchester City-t nuk po bën një sezon të mirë pasi deri më tani ka shënuar vetëm 2 gola e asistuar në 5 të tjerë. Ndërkohë pritet të shihet nëse do të jetë pjesë e City-t në sfidat e radhës, apo Pep Guardiola do të marrë masa pas kësaj video të publikuar në rrjet.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga