Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Ndeshja e fundit në Argjentinë, Lionel Messi e mbyll me dopietë! “Pleshti” nuk mban dot lotët  

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ndeshja e fundit në Argjentinë, Lionel Messi e mbyll me
Lionel Messi me djemte e tij

Lionel Messi luajti për herë të fundit me Argjentinën në shtëpi përballë tifozëve argjentinas. Kjo pasi “Pleshti” me shumë gjasa do të pensionohet nga Kombëtarja pas Kupës së Botës.

Një ndeshje emocionuese për kapitenin, i cili shënoi dopietë në fitoren 3-0 ndaj Venezuelës, duke mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin e tij në shtëpi me Argjentinën.

Messi shënoi golin e parë dhe të fundit të ndeshjes. Në minutën e 39-të, ai shënoi një gol për 1-0, pastaj Lautaro Martinez shënoi për 2-0 në minutën e 76-të, dhe Messi e bëri rezultatin 3-0 në minutën e 80-të.

Një lamtumirë e cila bëri që Messi të mos mbajë dot lotët dhe ku para se të fillonte ndeshja në fushë zbritën edhe djetë e tij Thiago, Mateo dhe Cira.

Poll

Lexo gjithashtu