
Alvaro Morata
Ishte vetëm paraqitja e dytë pas largimit nga Milani për Alvaro Moratën për skuadrën e Galatasarayt, ku sulmuesi i kombëtares spanjolle është bërë protagonist në Kupën e Turqisë.
Skuadra verdhekuqe arriti të marrë një fitore në transfertë ndaj Bolusporit të Dean Liços me shifrat 4-1. Alvaro Morata arriti të realizojë golin e tij të parë me skuadrën e Galatasarayt, në një sfidë të fituar me lehtësi.
Sulmuesi spanjoll u gjend në një pozicion brenda zonës së rreptësisë, duke arritur të mposhtë lehtësisht skuadrën kundërshtare. Përsa i përket Dean Liços, ish-mesfushori i Skënderbeut dhe Partizanit zhvilloi një ndeshje të plotë për Bolusporin për 90 minuta.
Goli i Alvaro Moratës
Poll