
Al Nassr ka triumfuar përballë Al Ittihad në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Superkupës së Arabisë. Ky duel elitar mes ekipeve arabe, përfunoi 2-1 në favor të ekipit të CR7-tës.
Golat për Al Nassr, u shënuan nga Sadio Mane dhe Joao Felix. Ndërkohë që golin e vetëm për Ittihad e shënoi Bergwijn.
Vlen të theksohet se titullar në këtë ndeshje për Al Ittihad ishte edhe Mario Mitaj, ndërkohë që Al Nassr mbeti me 10 lojtarë pas largimit me karton të kuq të Sadio Mane në të 25-tën.
Me këtë fitore, Ronaldo dhe ekipi i tij shkojnë në finalen e Superkupës së Arabisë për herë të dytë radhazi. Në finalen e madhe do të përballen me një mes Al Ahli SC ose Al Qadisiya.
Goli i Sadio Mane
Goli i Bergwijn
Goli i Joao Felix