Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ “Ky është paralajmërimi i fundit i Zotit”, autori i vë flakën statujës së Ronaldos dhe e shpërndan në rrjetet sociale

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Ky është paralajmërimi i fundit i Zotit”,
Personi i cili i vë flakën statujës së Cristiano Ronaldos

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo padyshim që është një ndër futbollistët, i cili ka fituar "zemrat" dhe ka inspiruar të gjithë tifozët nga të gjitha grupmoshat. Megjithatë me sa duket, ka edhe nga ata të cilët ushqejnë “mllef” për sulmuesin.

Konkretisht gazetari sportiv, Fabrizio Romano ka shpërndarë videon e autorit në fjalë, në rrjetin social “Facebook”. Aty shikohet një person i cili, lyen me benzinë statujën e CR7-ës dhe më pas i vë dhe flakën. Në video i riu dëgjohet duke thënë: Ky është paralajmërimi i fundit i Zotit.  

Një veprim i cili edhe në anën ligjore konsiderohet si “vandalizëm” dhe për nga qëllimi i cili ka të bëjë me shpërndarjen e vidios konsiderohet edhe si "denigrim dhe gjuhë urrejtje në rrjetet sociale".

Policia tashmë i është vënë në kërkim autorit, të cilit ende nuk është i bërë i ditur identiteti.

Poll

Lexo gjithashtu