
Momenti kur Mba shënon
Christian Mba është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Metalist 1925 luajti në shtëpi përballë Viktoria. Ndeshja miqësore midis dy ekipeve ukrainase, përfundoi 3-1 në favor të Metalist.
Për këta të fundit golin e parë e shënoi pikërisht Christian Mba. Ish-sulmuesi i Partizanit në Superligën shqiptare e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 15-të të kësaj sfide, duke u dhënë të tijëve avantazhin.
Kujtojmë që në këtë sfidë ishte titullar një tjetër ish i Superiores, si sulmuesi Ermir Rashica. Ndërkohë, përsa i përket Metalist, këta të fund kanë si synim kryesor ngjitjen në elitën e futbollit ukrainas.
Goli i Mba
Poll