
Edon Zhegrova
Edon Zhegrova shënoi një supergol për Lille mbrëmjen e djeshme, në ndeshjen e humbur 3 me 4 përballë Lyon. Goli i sulmuesit dardan i dha avantazhin e dy golave skuadrës së tij, që prishi gjithçka në fragmentin e dytë të ndeshjes.
Ky është goli i 6 për Zhegrovën në Ligue 1 të Francës, ndërsa kujtojmë se ka dhuruar dhe 5 asiste gjatë këtij edicioni. Supergoli i shënuar mund të konsiderohet dhe si goli i javës.
Kujtojmë se Zhegrova është në garë dhe për t’u shpallur “Lojtari i Vitit” në Francë. Kjo tregon më së miri sezonin spektakolar që po kalon lojtari i përfaqësueses së Kosovës.