Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Protagonist në gol, penallti dhe karton, Elseid Hysaj i bën të gjitha dhe Lazio eliminon Napolin nga Kupa

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Protagonist në gol, penallti dhe karton, Elseid Hysaj i bën
Elseid Hysaj

Lazio me Elseid Hysajn në fushë ka mposhtur Napolin në sfidën e vlefshme për 1/8-at e Kupës së Italisë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Olimpico”, përfundoi 3-1 në favor të lacialëve, me Hysajn titullar i cili luajti gjatë gjithë ndeshjes.

Të 3 golat për Lazion u shënuan nga Noslin, por edhe Hysaj ishte një nga lojtarët më të mirë në fushën e lojës. Si fillim mbrojtësi shqiptar dha pasimin e fundit në momenti që ekipi i tij fitoi penallti. Megjithatë, 11-metërshi u humb nga Zaccagni.

Por jo vetëm kaq. Hysaj ishte protagonist edhe në golin e dytë për të tijët. Në minutën e 41-të të sfidës, ishte pikërisht mbrojtësi i Kombëtares shqiptare që nisi aksionin që dërgoi Lazion te goli i dytë. Gjithashtu, 30-vjeçari u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 80-të.

Me këtë fitore, skuadra e drejtuar nga Marco Baroni shkon në çerekfinale të Kupës. Në këtë fazë, Lazio do të përballet me një ndërmjet Interit ose Udineses.

Hysaj nis aksionin kur fitohet penalltia Hysaj nis aksionin e golit  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga