Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Argjentina e pamëshirshme ndaj Brazilit, skuadra e Lionel Scalonit siguron kualifikimin në Kupën e Botës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Argjentina e pamëshirshme ndaj Brazilit, skuadra e Lionel Scalonit
Argjentina

Argjentina – Brazil ishte padiskutim ndeshje më e luftuar në kualifikueset për Kupën e Botës në Amerikën e Jugut. Në orën 01:00 të mesnatës ekipet zbritën në fushë për të bërë mes tyre llogaritë e fitores.

Duel ky që u fitua me shifrat 4-1 nga Argjentina. Ekipi i Lionel Scalonit merr kështu një triumf shumë të rëndësishëm, ku golat e shënuar nga Alvarez 4’, Fernandez 12’, Alliester 37’ dhe Simeone 71-të i siguruan Argjentinës edhe kualifikimin në Kupën e Botës.

Ndërkohë golin për brazilianët e shënoi Cunha në minutën e 26-të, por Brazili nuk ia doli dot të merrte pikë në shtëpinë e rivalëve.

Kështu Argjentina bëhet Kombëtarja e 4-të që siguron kualifikimin në Kupën e Botës, duke iu bashkuar kështu Japonisë, Zelandës së Re dhe Iranit. Ndërkohë siç dihet Meksika, SHBA dhe Kanadaja janë të kualifikuara si vende organizatore.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga