Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ 7 gola dhe “dramë”! Ernest Muçi u jep LEKSIONE kundërshtarëve, por s’mjafton për Trabzonspor

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 7 gola dhe “dramë”! Ernest Muçi u jep LEKSIONE
Fotomontazh/ Momente të Ernest Muçit nga ndeshja e sotme

Trabzonspor është mposhtur në transfertë nga Genclerbirligi në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Superligës turke. Sfida përfundoi me shifrat 4-3, një duel me plot emocione.

Protagonist në këtë ndeshje ishte edhe Ernest Muçi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare asistoi në golin e 2-të për të tijët, ndërsa shënoi të 3-tin me anë të një penallti. Megjithatë, s’mjaftoi që Trabzonspor të dilte me pikë nga ky duel.

Kështu, ekipi nga Trabzoni mbetet vendnumëro me 35 pikë në vendin e 3-të. Në krahun tjetër me 18 pikë të grumbulluara deri tani, Genclerbirligi renditet i 11-ti.

GOLAT:

Goli i Goutas (Genclerbirligi 1-0 Trabzonspor)

Goli i Tongya (Genclerbirligi 2-0 Trabzonspor)

Goli i Felipe Augusto (Genclerbirligi 2-1 Trabzonspor)

Goli i Felipe Augusto (Asist Muçi) / (Genclerbirligi 2-2 Trabzonspor)

Goli i Ulgun (Gençlerbirli?i 3-2 Trabzonspor)

Goli i Koita (Gençlerbirli?i 4-2 Trabzonspor)

Goli i Ernest Muçit (Genclerbirligi 4-3 Trabzonspor)

Poll

Lexo gjithashtu