
Ronaldo, Duran
Edhe pse para dy ditësh mbushi 40 vjeç, Cristiano Ronaldo nuk di të ndalet. Ylli portugez arriti të realizojë edhe sot në takimin mes Al Nassr dhe Al Feiha që përfundoi me rezultatin 3-0.
Cristiano Ronaldo realizoi golin e tretë të takimit të sotëm falë një kundërsulmi, duke arritur tashmë golin e 924 në karrierën e tij dhe duke vazhduar rrugën drejt 1000 golave.
Një natë speciale kjo edhe për Jhon Duran që shënoi për herë të parë sonte me klubin saudit. Sulmuesi kolumbain i ardhur nga Aston Villa arriti të shënojë dy golat e sotëm të Al Nassrit në këtë sfidë.
Goli i Ronaldos
Goli i Duran
Poll