
Sandro Tonali
Në merkaton e verës që lamë pas, Sandro Tonali ishte një ndër emrat më të përfolur në treg. Shpesh herë është aluduar për një rikthim të mundshëm të 25-vjeçarit në Serie A.
Për këtë ka zgjedhur të flasë vetë Tonali, i cili ka konfirmuar se një ditë do të rikthehet në kampionatin italin. “Është e vështirë të përgjigjem tani, nuk e di kurrë se çfarë do të ndodhë.
Por unë gjithmonë them se do kthehem, sepse për një italian, gjithmonë eksizton dëshira për t’u kthyer në vendin e tij. Ndoshta jo tani, sepse jam i lumtur me gjithçka. Por unë kurrë nuk e mbyll derën për një rikthim”, u shpreh Tonali.
Poll