
Rodri dhe Alvaro Morata nuk i kanë shpëtuar syrit të UEFA-s. Dyshja teksa festonin triumfin në Euro 2024 bënë edhe thirrje kundër Gjilbraltarit.
Të dy yjet e Spanjës u dëgjuan qartë duke brohoritur “Gjibraltari është Spanjë”, duke udhëhequr kështu turmën e tifozëve. Diçka e tillë solli një reagim të fortë nga Federata e Gjilbraltarit dhe Kryeministri.
Tashmë UEFA ka marrë vendimin për Moratan dhe Rodin. Sipas gazetës “Marca”, të dy futbollistët janë dënuar me një ndeshje. Kështu do të mungojnë në sfidën e radhës që Spanja do të luajë ndaj Serbisë në muajin shtator.
???????? Morata y Rodrigo, sancionados con un partido por sus cánticos contra Gibraltar
— MARCA (@marca) August 7, 2024
✍️ Nos lo cuenta @jfelixdiaz ???? https://t.co/2HZD2Rfuxh