Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Skuadra shqiptare zhgënjen në Mal të Zi, ëndrra për titull drejt "perëndimit"

Shkruar nga NEWSPORT
Skuadra shqiptare zhgënjen në Mal të Zi, ëndrra për
FC Decic i Tuzit

Skuadra shqiptare e Malit të Zi FC Decic nuk ka shkuar dot më shumë se sa një barazim ditën e djeshme në ligën e vendit fqinj. Decic ka pasur si kundërshtar Otrant dhe takimi është mbyllur me rezultatin “e bardhë” 0-0.

Sfida u luajt në “Gradski Stadion” në qytetin me shumicë shqiptare të Tuzit dhe u transmetua në kanalin MNE Sport. Klubi shqiptar priste 3 pikët në stadiumin e qytetit, por paraqitja qe e vakët dhe të dyja ekipet u pajtuan të dilnin me nga një pikë nga kjo përballje. Decici i Tuzit është dukshëm një skuadër më cilësore se ajo malazeze, por kjo nuk u vu në punë në takimin e ligës 1.CFL.

Shqiptarët ngecin në 19 pikë dhe “ëndrra” për titullin kampion zbëhet. Jo vetëm ajo, por edhe vendi i dytë është minus 8 pikë dhe kjo pengon kualifikimin në Kupat Europiane, ku skuadra nga Tuzi u shfaq shumë mirë duke kaluar ture. Presidenti dhe drejtuesit u shprehën para fillimit të kampionatit se dëshironin t’a shikonin ekipin të bënte po atë ecuri dhe madje edhe të futej në grupe, ja që rezultatet po flasin të kundërtën në Superligë që është shumë herë më e dobët dhe më pak cilësore ndër vendet e rajonit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga