Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

SKANDALI/ Rryshfet 25.000 euro për t’u përfshirë në ekip, tani mbajnë homazhe për Papën  

Shkruar nga NEWSPORT
SKANDALI/ Rryshfet 25.000 euro për t’u përfshirë në
 

San Lorenzo do të luajë rregullisht këtë mbrëmje në fushën e “Nuevo Gasometro” kundër Rosario Central, pavarësisht çështjes së korrupsionit që përfshin presidentin e saj Marcelo Moretti, i cili thotë se është "viktimë e një komploti".

Klubi “azulgrana” do të dëshirojë të kujtojë tifozin e tyre të madh Papa Françeskun, funerali i të cilit u bë sot në Vatikan dhe do ta bëjë këtë duke veshur, siç zbulohet nga transmetuesi “TycSports”, një fanellë ku shkruhet "Papa Francisco-Juntos por la eternidad", ose "Papa Françesku, Së bashku për përjetësinë".

Autobusi që do të çojë skuadrën në stadium do të personalizohet me një foto të Bergoglios duke mbajtur një flamur të San Lorencos dhe fjalët "Siempre Cuervo". “Cuervo” është pseudonimi që u jepet mbështetësve të San Lorenzos, një klub në të cilin ishte edhe Papa.

Tifozëve do t'u jepen 20,000 flamuj të bardhë dhe të verdhë, ngjyrat e Vatikanit, për të valëvitur gjatë ndeshjes dhe skuadrat do të përshëndeten me hyrjen në fushë me tym të të njëjtave ngjyra.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga