Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

SKANDAL/ Ryshfeti “plas sheshit”, 25 mijë euro për të futur lojtarin në fushë

Shkruar nga NEWSPORT
SKANDAL/ Ryshfeti “plas sheshit”, 25 mijë euro për të
 

Marcelo Moretti, president i klubit argjentinas San Lorenzo, u filmua duke marrë 25,000 dollarë nga nëna e një futbollisti të ri të destinuar për akademinë e të rinjve të klubit.

Pamjet e transmetuara nga programi investigativ "Telenueve Denuncia" në “Kanalin 9”, tregojnë Morettin duke futur në xhep një këst të parë prej 20,000 euro të futur direkt në xhepin e xhaketës, pa i numëruar as ato. Në një takim të dytë, ai merr 5000 euro të tjera. Nëna e futbollistit në një bisedë telefonike të mëparshme tenton të negociojë shumën, por në fund thotë: “Të jap 25 mijë, por ti firmos”.

Moretti tani akuzohet për korrupsion . Francisco Sanchez Gamino, një zyrtar qeveritar i pranishëm në takim, u hoq gjithashtu nga posti i tij. Nga ana e tij, klubi nuk ka dhënë ende asnjë deklaratë zyrtare, ndërsa disa nga mbështetësit e Morettit flasin për një “dhurim të thjeshtë”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga