
Salzburg - Bayern Munich ©Credis FC Bayern Munich, Twitter
Bayern Munich duket sikur ka nisur një revolucion në ekip. Në repartin e sulmit ka krijuar një katërshe me Leroy Sane, Olise, Jamal Musiala dhe Harry Kane, duke lënë jashtë lojtarë me peshë dhe kontribut në të shkuarën.
Këta të fundit duket se nuk do të durojnë më të ‘shijojnë’ ndeshjet nga pankina dhe pritet të largohen. Thomas Muller, Kingsley Coman dhe Serge Gnabry, janë 3 lojtarët që mund ta mbyllin me bavarezët gjatë merkatos së ardhshme verore.
Të 3 këta futbollistë kanë një kontribut të çmuar përgjatë shumë viteve me Bayern Munich. Ofertat nuk mungojnë për asnjë prej tyre me Muller që ka interes nga SHBA, ndërsa dyshja Gnabry – Coman është ‘piketuar’ nga disa ekipe angleze dhe spanjolle.
Poll