
Ish-futbollisti dhe vite më parë kreu i UEFA-s Michel Platini ka festuar ditën e sotme 70-vjetorin. Në një intervistë për “Il Giornale”, francezi tregon se futbolli i ditëve të sotme e ka humbur bukurinë e tij dhe ka marrë trajtën e një biznesi të mirëfilltë. Po ashtu, Platini shkon me tej se lojtarët e rëndësishëm dikur diktonin në mesfushë, ndërsa sot janë spostuar në krahë.
Ai nuk la pa përmendur edhe VAR: “PSG luan një futboll interesant pasi ka mesfushorë të një cilësie të lartë, por liria teknike e Zico, Di Stefanos dhe Cruiff, është burgosur nga skemat. Lojtarët e mëdhenj spostohen në krahë, Neymar e Zidane e Yamal. Sot loja është në dorën e atyre që kanë vendosur VAR dhe budallallëqet e tjera, lojtarët e trajnerët nuk vlejnë asgjë.
Futbolli është në dorë të fondeve, spekulimit, nuk ka më Largardier, Berlusconi, Agnelli, paratë ishin edhe më parë, por bëhej fjalë për njerëz që e dashuronin këtë sport, e përjetonin edhe duke vuajtur dhe duke u argëtuar. Sot është vetëm financë dhe kaq. Arbitrat? Ata janë ekskluzivisht të varur nga teknologjia. Nuk janë më pjesë e lojës”.