Ylber Ramadani dhe Medon Berisha mbeten pa trajner. Barazimi ndaj Empolit në kampionat, nuk e ka shpëtuar trajnerin e Lecces, Luca Gotti, i cili është shkarkuar menjëherë nga detyra.
Kështu, dy “yjet” e mesfushoës së Kombëtares shqiptare mbeten pa trajner në prag të sfidave të Nations League. Është vetë klubi italian që ka bërë të ditur shkarkimin e të teknikut 57-vjeccar.
“Klubi i Lecces ju informon që sot trajneri Mr Luca Gotti është shkarkuar nga posti i trajnerit të ekipit të parë. Trajnerin Gotti e falenderojmë për punën e bërë gjatë këtyre muajve me profesionalizëm, ju urojmë më të mirat”, shkruan Lecce.
View this post on Instagram
Poll