
Evan Ferguson
Roma ka përforcuar qendrën e sulmit mëngjesin e sotëm me një lojtar të ardhur nga Premier League. Evan Ferguson është larguar përkohësisht nga Brighton për të veshur fanellën verdhekuqe.
Lajmin e ka bërë të ditur Roma nëpërmjet një videomesazhi në faqen zyrtare. Evan Ferguson do të jetë pjesë e kryqeytetasve të Italisë për një sezon si i huazuar nga klubi anglez.
Roma ka paguar 3 milionë euro për huazimin e tij 1-vjeçar. Evan Ferguson gjithashtu ka zbuluar dhe numrin e tij që do të mbajë në fanellën e Romës, i cili është 11-ta. Sezonin e kaluar në Premier League, irlandezi shënoi vetëm një gol.
View this post on Instagram
Poll