
Jacopo Fazzini (tek rrethi i kuq) dhe Ardian Ismajli
Jacopo Fazzini është futbollisti më i ri i Fiorentinës. Pasi mbylli aventurën e tij me Empolit, ekipi i cili ra në Serie B, 22-vjeçari vendosi që të niste një të re me klubin “vjollcë”.
Mesfushori kishte kontratë me skuadrën e Empolit, deri në vitin 2027. Por ai kishte vendosur për t’u larguar, madje edhe Fiorentina “shtyu” shumë për të siguruar shërbimet e futbollistit.
Në sezonin që lamë pas, 22-vjeçari bëri mjaft mirë. Në 22 ndeshje që mori pjesë, Fazzini shënoi 6 gola dhe asistoi në një tjetër gol.
Poll