
Ivan Juric
Pasi shkarkuan Daniele De Rossin, Roma nuk ka vonuar dhe ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij. Trajneri i ri i kryeqytetasve italianë do të jetë, Ivan Juric.
Së fundmi, tekniku kroat drejtonte Torinon me të cilët mbylli aventurën në qershor të këtij viti. Ndërsa me Romën, Juric ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, pra deri në verën e vitit 2025.
Por, 49-vjeçari ka opsionin e rinovimit edhe për 1 vit tjetër. Kujtojmë që pëvreç Torinos, Juric ka drejtuar edhe ekipe si Palermo, Genoa, Crotone, Hellas Verona dhe Mantova.
Ivan Juric è il nuovo responsabile tecnico dell'#ASRoma
— AS Roma (@OfficialASRoma) September 18, 2024
???? https://t.co/pNTrbkqsmz pic.twitter.com/2yXIGsy2JM
Poll