
Alen Sherri bën hapin e madh në karrierë. Portieri kampion është prezantuar te skuadra e Cagliarit, me të cilët ka firmosur një kontratë 3-vjeçare dhe me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër. Kështu shkodrani do të mbajë veshur fanellën e Cagliarit deri në qershor të vitit 2027.
26-vjeçari nis kështu një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike, ndërsa do të luajë për herë të parë në Serie A. Klubi italian e ka prezantuar gardianin e portës, ndërsa i uron suksese në vazhdim.
“Një futbollist tjetër për portën. Mirë se vjen Alen Sherri”, ka shkruar Cagliari në rrjetet sociale, i cili shihet me fanellën e italianëve. Shqiptari menjëherë i është bashkuar skuadrës në stërvitje për të nisur kështu përgatitjet për startin e Serie A.
Kujtojmë se Sherri largohet nga Egnatia pas 2 vitesh, ku me rrogozhinasit ia doli të fitojë titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë.
View this post on Instagram