
Zyrtarizimi i Alen Sherrit te Cagliari është thjeshtë çështje orësh. Gardiani i portës do të nisë kështu një aventurë të re në Serie A dhe para se të prezantohet te italianët ka gjetur kohën për të bërë një postim në rrjetet sociale kushtuar Egnatias.
Një mesash emocionues nga kampioni, i cili nuk lë njeri pa falenderuar për aventurën 2-vjeçare te Egnatia, ku me rrogozhinasit ia doli të fitonte titullin dhe Kupën e Shqipërisë. Ndër rreshta Sherri nënvizon se Rrogozhina ishte një qytet i vogël dhe shumë i paragjykuar, por me Egnatian ia dolën të shkruajnë historinë në futbollin shqiptarë.
“Pershendetje!
Nuk di nga te filloj te flas per dy vitet e kaluara. Dy vite plot miqesi, vllazeri, fitore, besim, mbeshtetje, humbje, trishtime, te gjitha se bashku. Sot fillon nje eksperience e re per mua dhe doja qe fillimisht ta nisja duke falenderuar pa perjashtim te gjithe ata , te cilet besuan te une dhe me mbeshteten gjate gjithe ketij rrugetimi ne klubin EGNATIA. Duke nisur me ne krye presidentin dhe drejtorin te cilet besuan te un ne nje moment te veshtire te karrieres time, me shoket e ekipit me te cilet ndame kohen me te madhe te dites tone dhe kishim nje grup fantastik ,me tifozet te cilet ishin gjithmone mbeshtetes e prezent ne cdo ndeshje, me stafin e palodhur te cilet punuan shume me mua , me mjeket e ekipit qe u kujdesen per te gjith ne, me punetoret te cilet u kujdesen gjithmone qe cdo gje te shkonte sic duhej. Do jem pergjithmone mirenjohes dhe falenderues ndaj jush. Jam shum i lumtur per faktin qe te gjithe se bashku arritem gjera te medha dhe te shkruanim histori edhe pse te paragjykuar si nje qytet i vogel. Faleminderit K.F. Egnatia ????”, ka shkruar portieri kampionë.
View this post on Instagram