
Alberto Costa
Juventus ka zyrtarizuar tashmë afrimin e parë në këtë merkato janari. Bëhet fjalë për Alberto Costa që është transferimi i parë i bardhezinjve në këtë afat kalimtar.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Juventusi përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare. 21-vjeçari portugez ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë të lidhur me “zonjën e vjetër” deri në vitin 2029.
Në arkat e klubit të Vitoria Guimaraes do të shkojnë 12.5 milionë euro që do të paguhen nga klubi italian për katër vite. Pas afrimit të Alberto Costës, Juventusi është pranë zyrtarizimit me Kolo Muanin.
Bem-vindo, Alberto! ????????????
— JuventusFC (@juventusfc) January 15, 2025
Poll