Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ZYRTARE/ Një emër i madh i Serie A i jep lamtumirën futbollit: Faleminderit për gjithçka, miku im

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Një emër i madh i Serie A i jep lamtumirën futbollit:
Dybala & Florenzi

Një prej lojtarëve më të njohur të kampionatit italian, sot ka “varur këpucët” në gozhdë. Bëhet fjalë për Alessandro Florenzin i cili sot ka njoftuar se është pensionuar nga futbolli i luajtur.

Me një mesazh tepër emocionues në rrjetet sociale, ish-mbrojtësi 34-vjeçar ka falenderuar futbollin për 17 vitet e luajtura. Florenzi ishte gjatë karrierës së tij pjesë e klubeve si Crotone, Roma, Valencia, Paris Saint-Germain dhe Milan.

“Faleminderit për gjithçka, miku im

Më mësove të dua të gjithë tifozët, nga i pari deri tek i fundit pa përjashtim.

Secili prej jush më shtyu të përmirësohesha dhe secili prej jush më ndihmoi të rikuperohesha nga pengesat që janë pjesë e këtij sporti dhe pjesë e jetës: Jam vërtet mirënjohës.

Dua të falënderoj çdo shok skuadre, trajner, anëtar të stafit dhe menaxher, pa përjashtim: ditë pas dite, mbështetja dhe profesionalizmi juaj më kanë lejuar të rritem si njeri dhe si futbollist.

Të falënderoj, Ale, që pe diçka të veçantë tek ai djalë i vogël në mes të fushës 17 vjet më parë. Ti dhe familja ËSA keni qenë, jeni dhe gjithmonë do të jeni një pjesë thelbësore e jetës sime, jo vetëm në futboll.

Së fundmi, dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë shoqëruar në këtë udhëtim të gjatë, veçanërisht të gjithë njerëzit që punojnë në heshtje pas skenave: secili prej jush ka lënë një gjurmë tek unë. Pa ju, nuk do të isha personi që jam sot.

Faleminderit përsëri, miku im: sot themi lamtumirë, por ti do të jesh gjithmonë pjesë e imja.”, shkruan Florenzi në rrjetet sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALESSANDRO FLORENZI (@florenzi)

Poll

Lexo gjithashtu