Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ZYRTARE/ Nga “Shqiponjat” në atdhe, sulmuesit i mbetet gjeli në dorë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Nga “Shqiponjat” në atdhe, sulmuesit i mbetet gjeli
Andrea Belotti

Para disa vitesh ishte i papërmbajtshëm me Torinon në Serie A, ndërsa sot ka pozuar me gjelin në dorë te ekipi i ri. Ky është rrugëtimi i sulmuesit Andrea Belotti, i cili është bashkuar si transferimi i lirë te Cagliari së fundmi.

Gjatë kohës kur ishte pjesë e “Demave”, presidenca e Torinos kërkonte për të deri në 100 milionë euro, shifër e çmendur. I dalë nga akademia e Palermos, Belotti ka djerësitur edhe fanellat e klubeve të tjera si Roma, Fiorentina, Como apo “Shqiponjat” e Benficës, ndonëse pa suksesin e golave që pati te Torino.

31-vjeçari arritjen më të rëndësishme në karrierë e ka më përfaqësuesen italiane në 2021, kur u shpall kampion Europe, pavarësisht jo si protagonist.   

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cagliari Calcio (@cagliaricalcio)

   

Poll

Lexo gjithashtu