Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ZYRTARE/ Lëvizje surprizë e merkatos së janarit, Inter huazon mesfushorin në La Liga

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Lëvizje surprizë e merkatos së janarit, Inter huazon
Kristjan Asllani dhe Tajon Buchanan

Tajon Buchanan është futbollisti më i ri i Villarreal. Mesfushori i krahut të djathtë ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Inter për të nisur një të re në La Liga të paktën deri në fund të sezonit.

Kjo për shkak se 25 vjeçari do të jetë në formë huazimi te spanjollët. Kanadezi nuk kishte fituar besimin e plotë të trajnerit Simone Inzaghi dhe në këto kushte është transferuar në Spanjë për më shumë minuta.

Kujtojmë se Buchanan e ka nisur karrierën e tij në Kanda me skuadrën e Mississauga, por ka luajtur edhe me Sigma FC.

E më pas u transferua në SHBA ku ka veshur fanellën e Real Colorado, Syracuse dhe New England.

Në Europë, përveç Inter, 25 vjeçari ka luajtur edhe me ekipin e Club Brugge në Belgjikë, nga ku Inter e bleu 1 vit më parë për 7.3 milionë euro.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga