
Sergio Conceicao dhe Igli Tare
Sergio Conceicao nuk do të jetë më trajner i Milan. Pas vetëm 5 muajsh në krye të ekipit kuqezi, klubi dhe tekniku portugez kanë vendosur që të mbyllin këtu bashkëpunimin, pas një Superkupe të fituar.
“Ne dëshirojmë të falenderojmë Sergio Conceicao dhe stafin e tij për angazhimin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë kohës së tyre në krye të ekipit të parë gjatë muajve të fundit”, shkruan klubi i Milanit.
Kujtojmë se trajneri i ri i Milanit do të jetë Massimiliano Allegri. Italiani ka firmosur sot kontratën me klubin kuqezi, teksa në emërimin e tij rol të rëndësishëm ka luajtur drejtori sportiv, Igli Tare.
Poll