
Simone Inzaghi - Kristjan Asllani
Tashmë është zyrtare, Simone Inzaghi ka rinovuar kontratën me Interin. Trajneri italian do të jetë në krye të pankinës zikaltër edhe për 2 vite të tjera, pra deri në vitin 2026.
Inzaghi është pjesë e Interit që prej vitin 2021, me të cilët ia ka dalë që të fitojë një titull kampion në Itali. Madje, në sezonin 2022/2023, 48 vjeçari arriti në finalen e Champions League, të cilën e humbi kundër Manchester Cityt.
Kujtojmë që Inzaghi e ka drejtuar Interin në 158 ndeshje. Në këto qindra sfida, tekniku italian ia ka dalë që të fitojë 104, të barazojë 28 dhe të mposhtet në 26 të tjera.
Poll