Roma ka humbur ndeshjen e sotme në “Olimpico”2-3 kundër Bologna-s dhe kjo ka mjaftuar për të ardhmen e Ivan Juriç.
Drejtuesit e klubit roman janë sosur me rezultatet negative të teknikut që zëvendësoj De Rossi dhe humbja në sgtëpi i ka vënë vulën durimit të tifozëve dhe pronarëve të ekipit. Roma ka deklaruar vetë në site-in e saj se Juriç nuk është më tekniku i skuadrës.
Trajneri i romës zgjati vetëm 2 javë në pankinë dhe si mos të mjaftonin rezultatet jopozitive në ligën italiane, ai nuk ia doli as në Europë me kundërshtarë si Union Gilloise. Tashëm, roamnët janë në kërkim të një trajneri me eksperiencë dhe emri më i favorizuar për momentin sipas mediave italiane ëshët ai i Mancinit, i cili u shkarkua nga Federata e Arabisë Saudite.