Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ZYRTARE/ Como nuk ndalet në merkato, vjen firma me ish-mbrojtësin e Liverpool

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Como nuk ndalet në merkato, vjen firma me ish-mbrojtësin e
Alberto Moreno

Como vazhdon merkaton intensive. Pasi zyrtarizoi Pepe Reinan si portier të dytë, klubi i sapongjitur në Serie A ka bërë goditjen e radhës. Alberto Moreno është lojtari më i ri i Comos.

Mbrojtësi spanjoll ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për 1 vit tjetër, në bazë të performancave. Teksa, Moreno vjen nga Villareal si lojtar i lirë, pasi me spanjollët i kishte përfunduar kontrata.

Kujtojmë që 32 vjeçari është mjaft me eksperiencë pasi nga viti 2014 deri në vitin 2019 ka qenë pjesë e Liverpool, me të cilët ka kaluar një periudhë pozitive të karrierës së tij.

Ndërkohë Como vazhdon merkaton fantastike. Pasi ka zyrtarizuar Pepe Reinan dhe Alberto Morenon, pritet që në ekip të bashkohen edhe lojtarë si Pau Lopez, Raphael Varane apo dhe Memphis Depay.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga