Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

"Ylli" i kombëtares spanjolle "hap" zemrën, tregon "luftën e ashpër" me depresionin

Shkruar nga NEWSPORT
"Ylli" i kombëtares spanjolle "hap" zemrën, tregon
Spanja

Alvaro Morata, sulmuesi aktual i Milanit ka “hapur” zemrën dhe ka folur mbi depresionin që e kaploi vitet e fundit. Spanjolli, fitues i Europianit në verën e kaluar ka bërë një tregim rrënqethës të situatës që i ishte dashur të kalojë.

“Ylli” spanjoll rrëfen se vetëm disa muaj para fillimit të turneut europian pyeste veten nëse do të ishte në gjendje të merrte pjesë me kombëtaren. Sulmuesi gjithashtu tregon se arriti deri aty sa nuk lidhte dot lidhëset e atleteve të veta.

Situata duket se ka ndryshuar për mirë tek spanjolli i cili po përjeton një moment shumë të mirë në Milano me skuadrën e re. Ai ka “tundur” rrjetën në Serie A dhe nuk ëshët i zhgënjyer që ka lënë Atleticon për “Kuqezinjtë”.

Ish-sulmuesi i Realit shprehet: “ Tre muaj para Euro-s po mendoja nëse do të luaja më. Nuk e di çfarë po ndodhte me mua. Por, në ato momente të vështira kupton se ajo gjëja që të ka sjellë në këtë fazë është pikërisht e vetmja gjë që dëshiron të bësh. Ia kalova shumë keq, ndihesha i turbulluar. Ishte thjesht një periudhë që nuk e duroja dot”.

Morata ka shënuar 2 gola në 6 ndeshje në të gjitha kompeticionet duke “shijuar” jetën në “San Siro”.

"Ylli" i kombëtares spanjolle "hap" zemrën, tregon
Alvaro Morata

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga