
Borussia Dortmund
Edhe pse arriti t’i jepte fitoren Juventusit ndaj Cagliarit, Dusan Vlahovic duket larg planeve të klubit. E ardhmja e sulmuesit serb do të vendoset në merkaton e verës.
Për të zëvendësuar boshllëkun që pritet të lërë Vlahovic, Juventusi ka hedhur sytë në objektivin e tyre të vjetër. Bëhet fjalë për Karim Adeyemi që shfaqet sërish në planet e “zonjës së vjetër”.
Siç raportojnë mediat italiane, Juventusi ka monitoruar situatën e sulmuesit 23-vjeçar javët e fundit dhe nuk përjashtohet një afrim i mundshëm i tij me klubin torinez në merkaton e verës.
Poll