
Tashmë gjithçka është zyrtare. Milan ka shkarkuar Paulo Fonsecat dhe diçka të tillë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Drejtuesit e falenderojnë portugezin për kontributin e dhënë, ndërsa i urojnë suksese në vazhdim.
“AC Milan zyrtarisht njofton se ka liruar Paulo Fonseka nga roli i tij si trajner i ekipit të parë të meshkujve. Klubi falënderon Paulon për profesionalizmin e tij të madh dhe i uron atij më të mirën për të ardhmen”, shkruhet në deklaratën e klubit.
Kujtojmë se Fonseca mori drejtimin e ekipit milanist në korrik të këtij viti, ndërsa firmosi kontratë deri në qershor të 2027.
Rezultatet dhe paraqitja e skuaadrës nën drejtimin e tij nuk kanë qenë aspak pozitive, me drejtuesit që janë zhgënjyer nga portugezi dhe në këto kushte kanë vendosur t’i japin fund aventurës së 51-vjeçari vetëm pas 5 muajsh.
Official Statement: Paulo Fonseca
— AC Milan (@acmilan) December 30, 2024