Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Sfidë dramatike në Romë, ish-i i Salernitanës i prish festën Napolit dhe Rrahmanit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Sfidë dramatike në Romë, ish-i i Salernitanës i prish
Lazio-Napoli

Napoli i Amir Rrahmanit për pak sa nuk arriti të fitojë me përmbysje ndaj Lazios së Hysajt. Takimi në Romë është mbyllur në shifrat 2-2.

Miqtë e Contes festuan si të çmendur golin e dytë që erdhi me autogol nga Marusic. Malazezi që para disa javësh spikati me gol nga asisti i legjionarit të lacialëve, kësaj here ishte protagonist për keq. Në minutën e 64-të fatkeqësisht mbrojtësi e dërgoi topin në portën e tij duke nisur festën e stolit napoletan që nuk zgjati shumë.

Isaksen kishte kaluar në avantazh vendasit që në minutën e 6-të. Po as festa e romanëve nuk mzgjati shumë. Super predha e Isaksen u barazua nga Raspadori 7 minuta më vonë.

Në fund për të mbyllur gjithçka në një barazim mendoi Dia. Ish-i i Salernitanës prishi festën e Antonio Contes dhe futbollistit dardan duke vulosur shifrat përfundimtare.

Goli i Isaksen

Autogoli i Marusic

Goli i Dia

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga