Strahinja Pavlovic
Skuadra e Milanit nuk shkoi më shumë se barazimi 1 – 1 kundër Genoa në “San Siro”, java e 19-të në Serie A. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e miqëve, teksa vendosi goli i Colombo në minutën e 28-të.
Në fraksionin e dytë të ndeshjes, kuqezinjtë u përpoqën më të gjitha forcat për të barazuar dhe ia arritën vetëm në minutën e 92-të, autor Rafael Leao. Mesfushori Nicolas Stanciu kishte shansin për t’i dhënë fitoren të tijve nga penalltia, por pa sukses.
Para ekzekutimit të 11-metërshit, mbrojtësi serb i Milanit Strahinja Pavlovic është bërë viral me veprimin e tij, i cili kërkoi t’ia bëjë terrenin e vështirë tek pika e bardhë Stanciu, teksa rezultojë efikase.
Poll
