
Roma
Roma ka fituar 1 me 0 derbin ndaj Lazios. Ka mjaftuar goli i Mancinit në pjesën e parë, për 3 pikë mjaft të rëndësishme në javën e 31-të të Seria A.
Me këtë fitore, Roma mban vendin e pestë që të çon në Europa League. Vetëm 2 pikë më shumë numëron Bologna, e cila mbyll zonën e Champions League.
Në anën tjetër Lazio humb terren në garën për Europë. Kjo pasi mban vendin e 7, me 4 pikë më pak se Atalanta. Këta të fundit që ndodhen në zonën e Conference League, kanë 2 ndeshje më shumë për të luajtur.
Goli i Romës: (VIDEO)
Poll