
Massimiliano Allegri
Milani është ngjitur në krye të renditjes së Serie A pasi mposhti Napolin mbrëmjen e djeshme me shifrat 2-1 në “San Siro”. Kuqezinjtë gjenden në një renditje të ngjeshur pasi ndiqen nga Napoli, Roma dhe Juventusi.
Megjithatë, kjo fitore i dha vendin e parë Milanit të Allegrit, i cili nuk ishte edhe aq i qetë mbrëmë. Si shpesh herë trajneri 58-vjeçar edhe dje shprehu hapur irritimin dhe nervozizmin e tij gjatë lojës.
Një episod që po bën bujë në rrjet është kur Allegri “tërbohet” gjatë fundit të sfidës me Napolin kur Milani ishte totalisht në mbrojtje. Trajneri i kuqezinjve nuk përmbajti dot nervat duke goditur një top aty afër tij në drejtim të paditur.
Poll