Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Nerva, spektakël dhe karton i kuq, Roma fiton derbin e kryeqytetit përballë Lazios

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Nerva, spektakël dhe karton i kuq, Roma fiton derbin e kryeqytetit
Lazio - Roma

Lazio është mposhtur nga Roma në derbin e kryeqytetit, sfidë e vlefshme për javën e 4-t të Serie A. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Olimpico”, përfundoi 0-1 në favor të “verdhekuqve”.

Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Lorenzo Pellegrini. Kapiteni i Romës, gjeti golin ne minutën e 38-të, falë edhe një pakujdesie të mbrojtjes laciale. Ndërkohë që gjithçka u bë “malore” për ekipin e Lazios pas kartonit të kuq të Belahyane në minutën e 86-të.

Megjithatë, mes nervave kjo sfidë përfundoi 0-1.

Me këtë fitore, Roma shkon në kuotën e 9 pikëve, duke u ngjitur në vendin e 4-t. Në krahun tjetër me vetëm 3 pikë pas 4 javësh kampionat, lacialët mbajnë vendin e 14-të.

Goli i Pellegrinit

Poll

Lexo gjithashtu