Amir Rrahmani
Një lajm aspak i mirë për Kosovën vjen nga kampionati italian i futbollit. Kapiteni i dardanëve, Amir Rrahmani është dëmtuar në ndeshjen që Napoli i tij luajti përballë Venezias në transfertë.
Mbrojtësi shqiptar u desh të linte fushën e lojës në minutën e 77-të të sfidës. Pikërisht arsyeja e këtij zëvendësimi është dëmtimi që Rrahmani pësoi, duke frikësuar jo pak stafin e Kosovës.
Kutjojmë që ky lajm i keq vjen në prag të grumbullimit që Kosova do të bëjë për dy ndeshjet e muajit mars. Dardanët do të luajnë dy sfidat “play-off” të Nations League përballë Islandës, duke shpresuar te ngjitja në Ligën B.
Poll