Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Napoli “blindon” kreun, kampionët mposhtin dyshen e Kombëtares shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Napoli “blindon” kreun, kampionët mposhtin dyshen e
Lecce - Napoli

Napoli ka triufmuar në transfertë përballë Leçes, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Stadio Via del Mare”, përfundoi me shifrat 0-1.

Golin e vetëm të kësaj sfide, e shënoi mesfushori i napoletanëve, Frank Anguissa. Futbollisti kamerunas e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 69-të të sfidës. Kështu, Napoli mposht Leçen e shqiptarë, teksa Ramadani dhe Berisha ishin titullarë në këtë duel.

Pas kësaj fitoreje, Napoli “blindon” kreun e renditjes, teksa momentalisht udhëheq i vetëm me 21 pikë. Në krahun tjetër me vetëm 6 pikë pas 9 ndeshjesh, Leçe mban vendin e 16-të në klasifikim.

Goli i Anguissa

Poll

Lexo gjithashtu