Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Milani shkëlqen në ‘San Siro’, kuqezinjtë mposhtin pastër Lecce-n e Ramadanit dhe shkojnë në 7 fitore rradhazi

Shkruar nga NEWSPORT

VIDEO/ Milani shkëlqen në ‘San Siro’, kuqezinjtë

Milani fitoi përballë Lecce në San Siro, për javën e 31-të të Serie A. Kuqezinjtë mposhtin pastër ekipin e Ylber Ramadanit i cili dha më shumë se gjithçka nga vetja e tij, por nuk mjaftoi ndaj ‘Djallit’ që nuk u rrezikua për asnjë moment.

Një fitore e pastër 3-0 të cilës iu ‘shtrua’ rruga që në pjesën e parë me 2 gola të shpejtë të Pulisic e Giroud dhe më pas një karton i kuq i Krstovic në fund të fraksionit të parë. Në fillimin e të dytës ishte Rafael Leao që mendoi të mbyllte llogaritë me një incursion personal ku do të dërgonte topin poshtë portierit e më pas në fundin e rrjetës.

3 gola për 3 pikë që konfirmojnë formën fantastike të Milanit që shkon në 7 fitore rradhazi në të gjitha garat. E rradhës është ndaj Sassuolos së Nedim Bajramit e Marash Kumbullës.

Goli i Pulisic→ VIDEO
Goli i Giroud→ VIDEO

Goli i Leao→ VIDEO

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga