Zachary Athekame
Nëse tifozët e Milanit dhe jo vetëm, kishin dyshime se Igli Tare do të dështonte në pozitën e drejtorit sportiv te Milani, ndeshja me Pisa, e përfunduar 2 – 2 është një reagim i fortë.
Pikërisht, ish-sulmuesi i Kombëtares në merkaton e verës bindi bordin të blejnë mbrojtësin 20-vjeçar Zachary Athekame nga Young Boys për 10 milionë euro.
Talenti zvicerian e shpëtoj ekipin e Allegrit nga humbja kundër Pisa, teksa shënoi golin e barazimit në minutën e 90+3’. Edhe pse Milani e dominoi ndeshjen dhe kaloi i pari në avantazh, Pisa përmbysi gjithçka, derisa në “skenë” doli “zbulimi” i Igli Tares, Athekame. Pas 8 javësh në Serie A, Milani numëron 17 pikë, i pari përkohësisht në renditje.
Poll
