Milan
Milan ka “ngecur” në shtëpi përballë Sassuolos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “San Siro”, përfundoi me shifrat 2-2.
Për vendasit shënoi dopietë talenti 19-vjeçar, Bartesaghi. Megjithatë s’mjaftoi, pasi miqtë gjetën rrugën e rrjetës me anë të Kone dhe të Lauriente, duke i rrëmbyer barazimin kuqezinjve.
Kështu, Milan mbetet përkohësisht në vendin e parë me 32 pikë, 1 më shumë se Napoli që ka 1 ndeshje më pak. Në krahun tjetër me 21 pikë, Sassuolo mban vendin e 9-të.
GOLAT:
Goli i Kone (Milan 0-1 Sassuolo)
Goli i Bartesaghi (Milan 1-1 Sassuolo)
Goli i Bartesaghi (Milan 2-1 Sassuolo)
Goli i Lauriente (Milan 2-2 Sassuolo)
Poll
