
Felix, Gimenez
Milani arrin një fitore të rëndësishme në transfertë duke mposhtur Empolin me rezultatin e pastër 2-0. Një ndeshje për t’u mbajtur mend nga Santiago Gimenez që debuton me gol në Serie A me fanellën kuqezi.
Sulmuesi meksikan realizoi një gol mjaft të bukur për Milanin, duke i siguruar tre pikët ekipit të tij. Ndërsa golin e parë e realizoi Rafael Leao. Një ndeshje e ndërlikuar kjo për të dyja skuadrat, duke mbetur në pjesën e dytë me nga një lojtar më pak.
Megjithatë, Milani arriti të fitojë dhe të ngjitet përkohësisht në vendin e shtatë të renditjes. Nga ana tjetër, Empoli i Ismajlit që mungoi sot për shkak të një dëmtimi, tashmë e sheh veten një pikë larg zonës së ftohtë.
Goli i Gimenez
Poll