Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Milan harron si fitohet në Serie A, Bologna mposht kuqezinjtë me përmbysje

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Milan harron si fitohet në Serie A, Bologna mposht kuqezinjtë
Bologna - Milan

Milan është mposhtur në transfertë përballë Bolognas, në sfidën e prapambetur të Serie A të vlefshme për javën e 9-të. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Renato Dall'Ara”, përfundoi 2-1 në favor të vendasve.

Pjesa e parë u mbyll 0-1 për Milanin. Kuqezinjtë gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 43-të me Rafael Leaon. Megjithatë, me nisjen e pjesës së dytë ndryshoi gjithçka në këtë ndeshje.

Sapo nisi fraksioni i dytë, Bologna gjeti golin e barazimit me Castro, i cili shënoi në minutën e 48-të. Ndërsa për golin e përmbysjes së Bolognas, mendoi Ndoye. Ky i fundit shënoi golin e dytë për të ijët në minutën e 82-të të ndeshjes.

Humbja e dytë radhazi për Milanin në Serie A pas asaj kundër Torinos. Kështu “Djalli” mbetet në vendin e 8-të me 41 pikë. Ndërsa Bologna me 44 pikë ngjitet në vendin e 6-të.

Golat e ndeshjes:

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga