
Roma ka arritur një fitore të çmendur 1 me 2 në transfertën e Udineses. Ndeshja u vendos në sekondat e fundit me golin e Cristantes.
Kujtojmë se kjo ndeshje u ndërpre në minutën e 75’, për një dëmtim serioz të njërit prej lojtarëve të Romës. Minutat e mbetura u luajtën sot dhe i dhanë 3 pikët Romës.
Djemtë e De Rossit qëndrojnë kështu në vendin e pestë, që të çon në Champions League. Me 4 pikë më shumë se Atalanta, që ka 1 ndeshje më shumë për të luajtur.
Udinese në anën tjetër ndodhet në vendin e 17. Skuadra nuk po kalon një sezon të mirë, pasi ndodhet me pikë të barabarta me Frosinonen që ndodhet në zonën e ftohtë.
Goli që i dha fitoren Romës:
Poll